U la pa mjekim, ky është dibrani që ndërroi jetë në burgun e Maqedonisë së Veriut

U la pa mjekim, ky është dibrani…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut.  Azbi Kaba, një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante dënimin në një burg të RMV. Mësohet se Kaba ka vdekur nga kanceri në qeli. 47 vjeçari Kaba ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, e pavarësisht kësaj nuk ishte shtruar në spital. Shqiptarit nuk i është dhënë asnjë mjekim dhe asnjë ndihmë mjekësore. Azbi Kaba u takua me mjekët vetëm një herë dhe gjatë vizitës iu përcaktua se i kishte mbetur vetëm dy muaj jetë.

Familjarët e viktimës akuzojnë autoritetet e burgut për neglizhencë dhe se nuk i kanë siguruar mjekimin e nevojshëm. BW ka publikuar edhe dëshmitë e familjarëve të Kabës. E ëma e tij u shpreh se ai nuk kishte qenë kurrë i sëmurë.

Nëna e Hazbi Kabës:

Sëmundje nuk ka pasur. Sëmundjen t’ia gjejnë ata. As një aspirinë s’e kishte pirë. Punonte. Shihte punën e vetë. Ia çuan direkt atë dënimin, s’e nuk e nxorën në gjyq si të tjerët. Më thanë se 3 herë është bërë operim, por s’e di. E kam parë në burg, ishte tretur. Ishte 1 kuintal njeri dhe ishte bërë. Me shqiptarë të tjerë nuk jam takuar, isha takuar vetëm më djalin. Na gënjente avokatja ne, por djalit s’i kanë kapur kurrë gjë, as drogë. Vetëm disa numra telefoni, por ata ishin numra pune, mjet pune. Për 7 vite shpresat na u shkëputën. Nuk e nxorën nga burgu. U varrofshin për këmbe. Shteti duhet të bënte më shumë. Duhet të kishin bërë punë. Njeriu lufton sa të ketë jetë. U sëmur, ta çonin në spital ose ta sillnin te ne.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit