U la për minuta të tëra e shtrirë në rrugë, e aksidentuara vdes në spital

U la për minuta të tëra e…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në rrugën dytësore që lidh Tiranë me Durrësin në afërsi të Vorës. Një kamion përplasi një këmbësore, teksa humbi ndjenjat në mes të rrugës. Mjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas, ndërsa pas ngjarjes këmbësorja pa ndjenja është dërguar me ambulancë ku ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit