U largua duke braktisur fëmijët, 27-vjeçarja ishte rrahur dhe droguar nga bashkëshorti

U largua duke braktisur fëmijët, 27-vjeçarja ishte…

Në qytetin e Vlorës u shpalle zhdukur një 27-vjecare e cila ka ikur nga banesa duke braktisur fëmijët e mitur.  Mësohet se gruaja e cila u largua dhe u procedua penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, është rrahur, droguar me dhunë dhe hedhur në rrugë nga bashkëshorti i saj. Ndonëse është përballur me dhunën nga burri i saj për të gjitha vitet jetesë me të, gruaja e detyruar për të ikur, do të përballet edhe me drejtësinë shqiptare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasen A.T.,27 vjeçe, banues në Vlorë, pasi është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijët e saj të mitur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit