U largua nga banesa para 3 ditësh, gjendet i pajetë 66-vjeçari

U largua nga banesa para 3 ditësh,…

Një 66-vjeçar nga Devolli është gjetur pa shenja jete në afërsi të fshatit Hoçisht.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh. Ç., me banim në fshatin Përparimaj, Devoll. Ky person rezulton se është larguar nga banesa e tij në datën 6 shkurt 2024, dhe është gjetur pa shenja jete këtë të premte rreth orës 12:55. Në trupin e të ndjerit, sipas Policisë rezulton se nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga dyshimet paraprake, vdekja mendohet të ketë ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit