U largua nga banesa, zhduket pa gjurmë 17-vjeçarja në Pogradec

U largua nga banesa, zhduket pa gjurmë…


Policia e Pogradecit njofton se një 17- vjeçare është zhdukur një ditë më parë pa lënë asnjë gjurmë.

Sipas policisë ka qenë nëna e 17-vjeçares, shtetësja L. T., 38 vjeç, e cila ka deklaruar në polici se i është larguar nga banesa vajza.


Mësohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe gjetjen e të miturës.


“Më datë 29.09.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja L. T., 38 vjeç, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit