U largua nga Kina sepse koronavirusi mbahej i fshehtë/ Ja kush është shkencëtarja të cilës i rrezikohej jeta

U largua nga Kina sepse koronavirusi mbahej…

Li-Meng Yan, një shkencëtare e cila ‘u arratis’ nga Kina fill mbas diskutimit të saj me shefin në zyrë.

Shkak për largimin e saj, ishte një studim për një grup misterioz të rasteve të viruseve që kishte shpërthyer në qytetin kinez Wuhan.

Zbulimi ishte tronditës, por ajo kishte frikë të fliste, pasi i rrezikohej jeta nga shteti kinez.

Ndërkohë që virusi po përparonte dhe po përhapej me shpejtësi Dr Yan ndjeu një detyrë morale dhe shkencore për të zbuluar të fshehtën, se si regjimi komunist po punonte për mbajtjen sekret të sëmundjes vdékjeprurëse.

“E kuptova se kjo ishte një emergjencë për botën. Nuk mund të heshtja. Unë pashë që Kina po mbulonte të vërtetën dhe më duhej të bëja diçka.

Tani shkencëtarja 36-vjeçare po fshihet në SHBA, pasi braktisi burrin e saj për të ikur jashtë vendit, kur mësoi se rrjeta e sigurisë po forcohej dhe i rrezikohej jeta.

Ajo ka frikë se sëmundja mund të jetë krijuar me qëllim, e lidhur me eksperimentet ‘e pamatura’ mbi koronaviruset, të kryera në laboratorët ushtarakë.

Padyshim që origjina e këtij virusi misterioz mbetet ende mister dhe mjaft e paqartë.”- deklaroi shkencëtarja. 

Edhe pse doktor Janit i mungojnë provat e dorës së parë mbi origjinën e Covid-19, ajo beson se ajo rrjedh nga vir viruset Zhoushan ’, të cilat u nxorrën nga lakuriqët midis 2015 dhe 2017

/Burimi:DailyMail./Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit