U largua nga prindërit dhe u përplas nga furgoni, ndërron jetë i mituri në Shëngjin

U largua nga prindërit dhe u përplas…

Ndërron jetë 6-vjeçari i cili u përplas nga një furgon mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Shëngjinit teksa po kalonte rrugën.

Aksident i rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Shëngjinit, ku burime bënë me dije se fëmija ka qenë i shoqëruar nga prindërit e tij, dhe u është shkëputur në momentin që po kalonin rrugën, duke u përplasur më pas nga furgoni.

Bëhet me dije se fëmja së bashku me familjen e tij, janë me origjinë nga Burreli, por me banim në Londër. Ata kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet e tyre, por që fatkeqësisht përfunduan në mënyrë tragjike.

Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasi Sh.P., në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit