U largua pa lënë gjurmë, zhduket 44-vjeçari në Vlorë

U largua pa lënë gjurmë, zhduket 44-vjeçari…

Një 44-vjeçar është larguar nga banesa e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili, në Vlorë.

Denoncimin në polici e ka bërë vajza e tij 19-vjeçare. 44-vjeçari me inicialet L.I është zhdukur në rrethana të mistershme, pa lënë gjurmë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Më datë 02.10.2022, shtetasja S. I., 19 vjeçe, banuese në fshatin Risili, ka kallëzuar se babi i saj, shtetasi L. I., 44 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme” , njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit