U martua me amerikanen 15 vite më të madhe me 3 fëmijë, skraparliu: U dashurova me shikim të parë

U martua me amerikanen 15 vite më…

Dashuria me shikim të parë është një nga historitë më të bukura që mund të përjetojë një çift. Kështu ka ndodhur edhe për Donaldin nga Skrapari dhe Christinën nga Amerika. Ndonëse burri është 15 vite më i vogël se gruaja, ata thonë se dashuria e tyre lindi me shikim të parë. Njohja e tyre ndodhi 5 vite më parë kur Donaldi punonte mësues në një fshat të Skraparit, ndërsa ajo si administratore e një shkolle në Prishtinë. Donaldi është 35-vjeç, ndërsa Christin 50 vjeç dhe ka edhe 3 fëmijë me martesën e parë. Por mosha është thjesht një numër për cciftin. Ndërkohë, dy djemtë e saj 19 dhe 15 vjeç dhe vajza 13-vjeçare e duan shumë Donaldin, ndërsa e shohin si figurën e bababit.

INTERVISTA

Gazetarja: Çfarë të tërhoqi te Christin?

Donaldi: Portreti i saj rrezaton mirësi dhe bukuri.

Gazetarja: Christin çfarë pe për herë të parë tek Donaldi?

Christin: Hera e parë që e pashë në Petrelë kuptova që ai dashuronte natyrën. Kishte shumë energji pozitive.

Gazetarja: Ju jeni lidhur së bashku dy javë pasi jeni takuar për herë të parë, si e more këtë vendim kaq shpejt?

Christin: Kur e di që një person është i mirë tërhiqesh pas tij. Kisha patur marrëdhënie, por doja të shikoja para dhe t’i jepja vetes një tjetër mundësi.

Christin dhe Donaldi dashurinë e tyre e kurorëzuan pasi qendruan dy vjet të lidhur.

Gazetarja: Christin kur mendove që Donaldi ishte i duhuri dhe vendose të martoheshe?

Christin: Kur udhëtuam nëpër Europë, ka qenë sikur isha me shokun tim më të mirë.

Gazetarja: Ti je nënë e tre fëmijëve, si e pritën ata Donaldin?

Christin: Ata e dinin se si ishte Donaldi. Herën e parë që u takuam sëbashku me fëmijët, dy prej fëmijëve të mi i mori mbi shpinë. E pashë ndjeheshin shumë mirë me Donaldin. E kam parë që fëmijët e duan atë.

Gazetarja: Donald ti je nga fshati Therepel i Skraparit, si ishte për ty t’i prezantoje Christinën familjes shoqërise, pasi në zonat rural histori të tilla paragjykohen?!

Donaldi: Në rrethin tim miqësor nuk ka qenë e vështir pasi shumica kanë qenë mbështetës. Ndërsa familje në fillim e kishte problem pasi bashkëshortja ime është nënë e tre fëmijëve, por kur i fola për Christin se si është ajo dhe e kuptuan që asgjë nuk ishte fallco e panë që ne duheshim dhe kaq.

Gazetarja: Kur e kuptova që Christin ishte femra jote ideale dhe vendosët të martoheshit bashkë?

Donaldi: Çdo gjë rrodhi natyrshëm, nuk e kuptuam fare këtë pjesën e afrimitetin dhe të krijimit të familjes.

Gazetarja: Përse e do Christinën?

Donaldi: Është inteligjente, grua e zonja, ka zemër shumë të mirë dhe mbi të gjitha një nënë e përkushtuar.

Gazetarja: A njeh dashuria moshë?

Donaldi: Kur përfshihesh në një histori të tillë nuk i llogarit vitet pasi ndjehesh mirë me personin që ke përkrah.

Gazetarja: Si i sheh fëmijët e Christinës?

Donaldi: Pavarësisht që ata nuk janë fëmijët e mi biologjik, them që ata janë fëmijët e mi pasi kemi 5 vjet që jetojmë bashkë. Edhe më kanë pranuar si babain e tyre, duke qenë se unë kam qenë afër me ta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit