U martua në fshehtësi! Publikohen pamjet nga ceremonia e këngëtares së famshme (FOTO)

U martua në fshehtësi! Publikohen pamjet nga…

Ariana Grande i ka surprizuar të gjithë ditë më parë teksa është mësuar se ajo është martuar në fshehtësi të plotë me Dalton Gomez. Këngëtarja ka organizuar ceremoninë e martesës në shtëpinë e saj në Kaliforni. Lajmi i martesës u konfirmua nga përfaqësuese të Grande-s për mediat e huaja.

“Ata u martuan. Ceremonia ishte e vogël dhe intime – më pak se 20 persona. Dhoma ishte aq e lumtur dhe plot dashuri. Çifti dhe të dy familjet nuk mund të ishin më të lumtur”, ka konfirmuar përfaqësuesi i Grande për “PEOPLE”.

Më në fund, artistja ka publikuar disa nga momentet e martesës së saj me Dalton-in, ku duket një nuse shumë e bukur dhe e kuruar deri në detaje.

Ajo ka zbuluar pamjen e mahnitshme të ambienteve ku u zhvillua ceremonia dhe na la pa fjalë me magjinë që e karakterizonte këtë ditë kaq të veçantë për këngëtaren.

U martua në fshehtësi! Publikohen pamjet nga ceremonia e
U martua në fshehtësi! Publikohen pamjet nga ceremonia e
U martua në fshehtësi! Publikohen pamjet nga ceremonia e
U martua në fshehtësi! Publikohen pamjet nga ceremonia e
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit