U masakrua në rrugë| Zbulohet identiteti i shqiptarit që u vra në Londër

U masakrua në rrugë| Zbulohet identiteti i…

Fatjon Oruçi është 22-vjeçari që mbeti i vrarë natën e ndërrimit të viteve në Doncaster Road të Londrës. I riu shqiptarë ishte në rrugë gjatë orës 01:20 të mëngjesit të së shtunës kur u përfshi befas nga disa trazira në një rrugë të Rotherham. 22-vjeçari u masakrua nga persona ende të paidentifikuar me sende të forta si dhe një mjet prerës, i dyshuar si thikë, shkruajnë mediat vendase.

Oruçi fillimisht mbeti i plagosur në rrugë, teksa pak momente më vonë u gjetë pa shenja jete nga plagët e shumta të marra në trup. Pasditen e së shtunës, një 26-vjeçar dhe një 20-vjeçare u arrestuan në Londër me dyshimin për vrasje e shqiptarit por u liruan për mungesë provash. Po ashtu edhe një 23-vjeçar nga Rotherham u arrestua për ngjarjen e më pas u lirua nga paraburgimi për shkak të mungesës së provave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit