U mbajt e fshehur/ Operacioni i RENEA-s në Laç, policia kontrolloi kompleksin e Vis Martinaj, shoqëroi atë dhe mikun e tij të njohur në botën e krimit (EMRI)

U mbajt e fshehur/ Operacioni i RENEA-s…

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier ka vënë në punë policinë dhe prokurorinë për të identifikuar dhe arrestuar autorët e atentatit.

Dy ditë më parë RENEA ka zhvilluar kontrolle të befasishme në qytetin e Laçit, ku kërkimet eu fokusuan në kompleksin “Arbëria” në pronësi të Ervis Martinaj.
Sipas burimeve për mediat, në këtë kompleks janë gjetur sende të paligjshme, ndërsa policia ka shoqëruar 7 persona dhe ka arrestuar një tjetër.

Mes të shoqëruarve janë edhe pronari i kompleksit Ervis Martinaj dhe miku i tij Erigers Mihasi, i njohur për pjesëmarrje në disa ngjarje kriminale, ndërkohë që u arrestua Cen Karriçi, të cilit iu gjet edhe një armë zjarri tip pistoletë.

Erigers Mihasi akuzohet për grabitje e prindërve të Elton Çiços, ndërkohë që dyshohet si personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Gjithashtu ai dyshohet se ka marrë pjesë në një ngjarje tjetër kriminale në vitin 2017 në Laç, ku ka mbetur i plagosur Rudolf Toma, punonjës në bashkinë e Kurbinit.

Ndërkohë edhe Ervis Martinaj është një nga personazhet më të njohur të botës së krimit në Shqipëri, i akuzuar për disa ngjarje të rënda që kanë ndohur në kryeqytet, ndërsa përmendet edhe në gjyqin e Emiliano Shullazit.

Gjithashtu ai në 20 tetor 2013 ka kërcënuar se do ta vrasë shefin e repartit special “Shqiponja”, Ëngjëllush Avdula, ndërsa emri i tij lakohet edhe për vrasjen e Artan Santos. Një tjetër ngjarje ku ai ka qenë i përfshirë është edhe ajo në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa Martinaj u plagos. Në njoftimin e dhënë nga policia, emrat e Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasit nuk u bënë të ditur.

Ndërkohë në kërkim për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier janë të akuzuar katër persona: Alber Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland (Silvio) Cara. Dy prej autorëve në fjalë dyshohet se janë në Laç, ndërsa dy të tjerët dyshohet se janë larguar drejt Kosovës.

Erigers Mihasi:

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit