U mbajt peng dhe u dhunua nga i dashuri/ 28-vjeçarja: Motra e tij më mohoi, tha se më gjetën në rrugë

U mbajt peng dhe u dhunua nga…

28-vjeçarja që u mbajt peng dhe u dhunua barbarisht nga i dashuri i saj, Gleard Gusholli. ka rrëfyer se si u njoh me të dhe si shpëtoi nga ai. Ajo ka treguar në një intervistë televizive se Gleardin e ndihmoi kur ky i fundit u shtrua në spitalin ku punonte ajo në Gjermani. Duke qenë se e reja ishte shqiptare dhe kuptonte gjuhën u la në shërbim të Gleardit. Aty filloi lidhja e tyre dhe më pas bashkëjetesa. Por, pas disa muajsh ai ra në burg në Austri.

Dhe ishte sërish e reja dhe familja e saj që e ndihmuan. Por, kur 28-vjeçarja erdhi në Shqipëri që të jetonte me të ai filloi ta dhunonte dhe të akuzonte familjen e saj për hyrjen në burg. Sapo e reja erdhi në Tiranë, Gleardi e mbante të mbyllur në shtëpi edhe e dhunonte, duke i bërë shantazh me disa video.

Gleardin e njoha në spital në Gjermani ku punoja si infermiere. Duke qenë se nuk dinte gjuhën më caktuan mua të kujdesesha për të. Kështu nisi njohja jonë. Më pas filluam bashkëjetesën në një banesë pranë banesës së prindërve të mi.

Ai u arrestua në Austri dhe pas burgut u kthye në Tiranë. Ne nisëm të komunikonim sërish dhe unë lashë gjithçka dhe erdha në Tiranë. Në momentin që erdhëm këtu u bë obsesiv dhe kontrollonte gjithçka timen. Vendosi të më mbante peng në banesë dhe më ka dhunuar në mënyrë barbare. Ai më tha që dua që të vuash, jo të vetëvritesh”, tha vajza.

Më tutje ajo tregon se një natë teksa ai ishte gati ta mbyste erdhën dhe e shpëtuan e motra e Gleardit dhe kushërira. Por, kur shkuan në ambulancë ata mohuan që e njihnin, por thanë se kishin gjetur në rrugë të renë dhe e ndihmuan.

 “Kushërira e Gleardit më ka ndihmuar të dilja nga shtëpia. Kunata na pa tek ashensori dhe më tha ‘çfarë të ka bërë vëllai im kështu’. Por kur zbritëm tek ambulanca ajo dhe kushërira e tij thanë që nuk e njohim, e gjetëm në rrugë dhe në spital kam ardhur me ambulancë”, ka rrëfyer më tej vajza.

Ndërsa po grumbullohen dhe dëshmi të tjera për të zbardhur më tej këtë ngjarje të rëndë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit