U mbyt në Liqenin e Shkodrës, gjendet trupi i 24-vjeçarit

U mbyt në Liqenin e Shkodrës, gjendet…

Një ngjarje e rëndë  ndodhi në qytetin e Shkodrës, ku një 24 vjeçar u mbyt në liqen.

Viktima Bekim Demaj ka qenë duke u larë me katër persona në Liqenin e Shkodrës dhe pasi është hedhur nga varka në liqen, nuk ka dalë nga uji.

Trupi i pajetë i 24-vjeçarit,  është gjetur mesditën e sotme nga polumbarët.

24-vjeçari u mbyt në vendin e quajtur “Balshaj”

Ai  banonte në fshatin Ktosh, në Malësinë e Madhe.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit