U mbyt në lumin Osum | Identifikohet viktima, kishte probleme të shëndetit mendor

U mbyt në lumin Osum | Identifikohet…

Gjatë ditës së sotme në qytetin e Beratit u regjistrua një ngjarje tragjike. Në lumin  Osum, është gjetur e mbytur pa shenja jete një grua 61-vjeçare. Mësohet se e ndjera  është hedhur nga ura e Gorricës. Ndërkohë burime zyrtare të policisë së këtij qyteti bëjnë me dije se trupi i pajetë i gjetur në lumin Osum i përket shtetases Mahmude Çili, e moshës 61-vjeçe dhe banuese në fshatin Velabisht të Beratit. Identifikimin e trupit të ndjerë të 61-vjeçares e ka bërë kunati i saj. Në deklaratën e tij, kunati i së ndjerës shprehet se gruaja jetonte e vetme në një banesë në fshatin Velabisht, pasi bashkëshorti kishte ndërruar jetë disa vite më parë dhe fëmijës jetonin prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa deklaron se kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit