U mbyt përpara disa ditësh te Shkëmbi i Kavajës, përcillet për në banesën e fundit gazetari i njohur

U mbyt përpara disa ditësh te Shkëmbi…

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka ndarë lajmin për vdekjen e ish-gazetarit, Sylë Osmanaj.

Ai kishte punuar si gazetar në “Gazetën Rilindja” që nga viti 1969 deri në mbylljen e saj.

Familjarët e Osmanajt kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë tragjikisht më 13 korrik. Teksa, varrimi i të ndjerit është bërë ditën e djeshme në Prishtinë.

AGK e vlerëson lartë kontributin që Osmanaj pati ndaj profesionit të gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Sylë Osmanajt.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit