U merret toka për NATO-n| Plasin protestat në Kuçovë, pronat vlerësohen me çmim qesharak

U merret toka për NATO-n| Plasin protestat…

Mbi 200 familjetë fshatit Moravë, kanë zhvilluar protestën e radhës pranë aerodromit ushtarak të Kuçovës. Banorët nuk janë dakord me çmimin e përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes për shpronësimin e tokave, bizneseve apo edhe shtëpive. Sipas tyre, ata ia kanë rinisur sërish dokumentin me firmat e të gjitha familjeve që preken nga ky shpronësim për rishikimin e çmimit, teksa kanë marrë të njëjtën përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, në të cilën thuhet se tokat e tyre do të shpronësohen në vlerën e 230 mijë lekëve për dynym, çmim që sipas tyre është tepër qesharak.

Banorët kanë deklaruar se tokat e tyre do t’i lëshojnë vetëm në qoftë se shpronësimet do të kryhen sipas çmimeve të tregut.

“Është vendosur një çmim qesharak. Qeveria po tallet me ne, pronat tona siç janë shtëpitë që kemi ndërtuar me mund e me djersë me emigrim, kemi një jetë të tërë. Pronat tona kushtojnë 20-fishi i asaj që duan të na shpronësojnë”, shprehet një prej banorëve.

Protestat e tyre do të zhvendosen edhe në Tiranë, pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ambasadës Amerikane. Fusha pranë aviacionit, ishte e rrethuar me forcat e NATO-s dhe police të shumtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit