U mor peng nga i dashuri/ 28-vjeçarja: Më gjuante me karrige, kam tentuar të hidhem nga kati i 5-të

U mor peng nga i dashuri/ 28-vjeçarja:…

Janë zbardhur detaje tronditës nga 28-vjeçarja, e cila u mor peng për një javë nga i dashuri dhe u dhunua sistematikisht. Ajo ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar gjatë asaj jave. Ajo ka treguar se 31-vjeçari Gleart Gusholli e ka dhunuar me karrige, shkelma dhe grushte. Madje, ajo thotë se ka tentuar të hidhet nga kati i pestë i pallatit.

Më ka kërcënuar do të hedh në lumë, do marr kushëririn në telefon, nuk do të nxjerr nga shtëpia. Kam tentuar disa herë të hidhesha nga ballkoni se nuk e doroja dot më. Më gjuante me grushte e me shkop. Më nxirrte thikën, ma mbante te këmba, më thoshte do ta çaj barkun. I lutesha të më hapte derën. Nuk më do mirë, vetëm më hap derën.

Më ka detyruar të konsumoj drogë. Këto 5 ditët e fundit e kam kosnumuar, herët e tjera s’kam pasur kurrë lidhje me drogë.”, ka thënë e reja.

28-vjeçarja kishte marrë plagë të rënda dhe si pasojë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas dhunës barbare të Gleard Gushollit.

31-vjeçari Gusholli mbajti të mbyllur dhe dhunoi barbarisht një javë me radhë bashkëjetuesen e tij 28 vjeçare. Ndërkohë në pranga përveç të dashurit, ranë edhe 4 shokët e Gushollit, të cilët e kanë përkrahur dhe nuk kanë bërë denoncim për ngjarjen. Më konkretisht Besmir Nurçellari dhe Arjan Sheta, nuk kallëzuan krimin dhe fshehën provat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit