
Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e djeshëm në aksidentin e ndodhur në aksin Tiranë-Durrës.
Silva ishte në makinë së bashku me drejtuesin e automjetit, Arbër Tivari dhe me një vajzë tjetër e cila ka ndërruar jetë. Mësohet se Tivari njihet si person problematik në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur masën e arrestit me burg për 26 vjeçarin, i cili mbeti në gjendje kome pas aksidentit.