U mposht nga koronavirusi/ 49-vjeçarja jetonte në kontenier, shtëpinë ia prishi tërmeti

U mposht nga koronavirusi/ 49-vjeçarja jetonte në…

Një grua 49-vjeçare, humbi jetën gjatë 24-orëve të fundit prej koronavirusit, ndërkohë detaje të reja janë zbuluar për gruan nga Kruja.

Vetëm një ditë më parë, ajo kishte pasur ditëlindjen, dhe teksa ishte e shtruar në spital, fëmijët e saj e kishin të pamundur për ta takuar. Ata i kishin dërguar një tufë me lule në spital, por vetëm një ditë më vonë gruaja duket se nuk ia ka dalë të mposhtë virusin.

Për më tepër, mësohet se prej muajsh gruaja jetonte në një kontenier në Krujë, pasi shtëpia i ishte shembur nga tërmeti i 26 nëntorit.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit