
Donald Veshaj, vendosi t’i japë fund lidhjes së tij me këngëtaren e njohur Beatrix Ramosaj, brensa shtëpisë së Big Brother.
Donaldi tha se më mirë lidhjen e tyre ta shohin jashtë dhe brenda të qëndrojnë vetëm.
Pas një bisede me molelen Beniada Nishani, aktori tregoi se nuk ishte aspak dakord me fjalët e Beatrix, dhe për sjelljen e saj se ajo është “bërë bashkë me Arjolën dhe i është hedhur kundra.”
Biseda e Donaldit me Beniadën
Donaldi: Ça ka këtu për lojë? Kur më është dashur mua t’i jap energji dikujt tjetër që nuk i kam dhënë Triksës?
Beniada: Unë nuk të kam parë të ftohtë me Triksën të them të vërtetën.
Donaldi: Arjola direkt tha të kam parë të ftohtë. Arjola që më mbrojti në fillim . Unë s’jam robot, s’jam klloun.
Beniada: Unë i thashë Arjolës, Donaldi niuk ka bërë asgjë dhe tha jo ai ka qenë pak më i ftohtë.
Donaldi: O shpirti kam edhe unë momente por kurrë s’kam qenë i ftohtë me Triksën.
Beniada: Duhet t’ja thuash këtë gjë Triksës.
Donaldi: Është gjatë gjithë kohës non-stop ashtu. Më duket sikur jam para jurisë, ça do bëj.
Beniada: Duhet të kesh një lidhje me një person, nuk është e thjeshtë.
Donaldi: Unë e kuptoj për gjërat që ka dhe se si ndihet.
Beniada: Thuaja dhe mos flisni me të tjerët për gjërat tuaja personale me Trikën. Thuaja Triksës.
Donaldi: Po edhe Triksa foli me Arjolën dje.
Beniada: E di por Arjola është ndryshe. Kur ke diçka kape direkt Triksën. Kape me shaka për ta çdramatizuar.
Donaldi: Po e bën një herë në tre ditë këtë gjënë ajo.
Beniada: Është shumë e ndieshme, ajo ka nevojë që të bësh pak psikoloun me Triksën.
Donaldi: Unë kam nevojë për psikolog për vete moj, tallesh ti?
Beniada: Jo se Triksa ka nevojë për psikolog, po ka nevojë për një person që ta qetësojë.
Donaldi: Atë po mundohem të bëj thjesht nuk po më del dot.
Beniada: Tani shko rriji afër.