U ndalua nga policia, avokati jep lajmin se çfarë u vendos për Fjolla Morinën

U ndalua nga policia, avokati jep lajmin…

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi. Ishte avokati i saj që ka bërë me dije lajmin për mediat e Kosovës.

Ai  ka treguar se gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj.

“Gjykata me datën 15 shtator 2021 ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e saj dhe të njëjtës ia ka ndërpre menjëherë paraburgimin”, tha Krasniqi për gazetën “Express”.

Morinës i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo masë ishte llogaritur prej momentit kur Morina është arrestuar me 17 korrik 2021 në Prishtinë.

Morina u shpall në kërkim nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit