U ndalua nga policia, kontrollori: Kam brenda prej orës 11 të darkës, më sekuestruan telefonin

U ndalua nga policia, kontrollori: Kam brenda…

Kontrollori Pirro Lako ka dhënë një deklaratë për ‘Balkanweb’ pas daljes së tij nga ambientet e komisariatit të Tiranës. Ai bëri të ditur se policia i kishte sekuestruar telefonin, por se nuk dinte arsyen.

Ndër të tjera, ai tha se i kanë bërë pyetje të thjeshta, firmosi një procesverbal për telefonin dhe më pas e lanë të lirë.

PYETJE-PËRGJIGJET:

Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?
Që nga ora 11 e darkës.

Çfarë ju komunikua?

Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojt.

Firmosët diçka?

Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.

Telefoni është aktualisht i sekuestruar?

Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit