U ndalua prania e tyre në seanca parlamentare/ Gazetarët në protestë: Kuvendi të tërhiqet

U ndalua prania e tyre në seanca…

Ditën e sotme në orën 09:30 të mëngjesit është mbajtur protesta e gazetarëve, për të kundërshtuar vendimin e marrë nga disa deputetë të parlamentit për të ndaluar praninë e mediave gjatë seancave plenare.

Gazetarët janë shprehur totalisht kundër këtij vendimi, duke thënë se kjo cënon punën e tyre dhe i nxjerr jashtë funskionit raportimet e tyre, duke penguar kështu edhe transparencën.

Në deklaratat e tyre, gazetarët thanë se ky vendim është i papranueshëm për faktin se është vendosur të ndërmerret nga persona të cilët nuk do të jenë më deputetë gjatë legjislaturës së ardhshme dhe se gjithashtu nuk janë votuar nga qytetarët. Më tej, gazetarët në protestë bënë me dije se kanë formuluar një kërkesë të cilën do t’a dorëzojnë në Kuvend gjithashtu edhe në selitë e ambasadave të huaja në vend.

“Kemi përgatitur një kërkesë që do t’a dorëzojmë sot në Kuvend, në të gjitha ambasadat ee huaja në Shqipëri. Kërkojmë që t’i shkojmë deri në fund kësaj gjëje. Ajo cfarë po bëjnë politikanët sot, është për të hequr punën e gazetarit, nëse ne do të kemi vetëm materiale të gatshme që arrijnë në redaksi, atëherë cfarë pune kanë gazetarët më?

Ajo cfarë mua më vjen keq, është se këtë vendim e kanë votuar disa deputetë të cilët nuk janë votuar nga qytetarët dhe nuk do të jenë më në legjislaturën e ardhshme. Më vjen keq që nuk pati asnjë reagim nga partia Socialiste. I bëj thirrje PS të tërhiqet, nuk mundet që disa deputetë të cilët votojnë për të lënë mediat jashtë parlamentit.

Duhet të ishin prezentë edhe gazetarët e studiove, jo vetëm ato të terrenit, pasi nëse ne nuk do jemi në parlament, nuk do dihet se cfarë ndodh në seanca parlamentare”– u shprehën gazetarët në deklaratat e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit