Berberi i dha 10 MLN € nga taksat tona kumbarit të Bashës, do i japë edhe 4.5 MLN € të tjera shtesë: Rruga u ndërtua gabim

Berberi i dha 10 MLN € nga…

Me datë 25 prill kreu i ARRSH, Evis Berberi, ka hapur garën për tenderin me objekt “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3”. Pjesë e projektit të Unazës së re, për të cilin 7.8 miliardë janë paguar deri në fund të vitit 2020, rreth 13,5 miliardë lekë do të paguhen në 4 vitet në vijim.

Por, qeveria do të  edhe  milionë euro të tjera shtesë për përfundimin e lotit 3 të me justifikimin se vepra është ndërtuar keq dhe nuk është e qëndrueshme. Loti 3 i këtij segmenti fillon menjëherë pas mbikalimit të pallatit me Shigjeta dhe përfundon tek nënkalimi i Astirit. ARRSH thotë se tani duhen para të tjera, pasi vepra është projektuar keq. Sepse ka themele të cekëta dhe nuk janë të qëndrueshme.

Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli këtë të martë një tender me fond limit 468 milionë lekë me objekt prokurimi “Plotësimi, Rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Rehabilitim i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja Loti 3”. Shtesa prej 468 milionë lekësh e rrit me 42 për qind koston e ndërtimit të kësaj rruge duke e çuar në 14 milionë euro në total për një segment me gjatësi vetëm 740 metër. Bazamenti nuk siguron aftësinë mbajtëse të kërkuar për përballimin e veprimeve dhe ngarkesave në ballina. Duhet të merret në konsideratë mbështetja e ballinës mbi themele të thella,” thuhet në relacionin e tenderit.

Por Ministria e Infrastrukturës apo ARRSH nuk kanë bërë asnjë kallëzim në prokurori për kompanitë “Victoria Invest Internacional & Victoria Invest shpk” që e kanë projektuar gabim segmentin, ndërkohë që qytetarët detyrohen të paguajnë miliona euro shtesë. Këto firma janë në pronësi të biznesmenit Fatmir Kuçi, i cili është dënuar në vitin 2016 me burg, pasi aksidentoi për vdekje turistin rus në Livadh të Himarës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit