"U ndodh në kohën dhe vendin e gabuar", familjarët e Indritit kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit të tij në Shqipëri

“U ndodh në kohën dhe vendin e…

Një familje shqiptare është përballur me një tragjedi të rëndë pas vrasjes së djalit të tyre në Angli.

Familjarët e Indrit Mustafaj, i cili u vra natën e së shtunës, më 23 nëntor, për shkak të një ngatërrese objektivi, i janë drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e shqiptarëve.

Për të përballuar shpenzimet për kthimin e trupit të pajetë të Indritit në Shqipëri, ata kanë hapur një GoFundMe, pasi nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar këto shpenzime.

Në apelin e tyre në platformën GoFundMe, familja ka shkruar:

Natën e së shtunës, më 23 nëntor, humbëm tragjikisht djalin tonë Indrit Mustafaj. Ai na u mor shumë herët si rezultat i një sulmi të dhunshëm, për shkak të një ngatërrese objektivi. Faji i tij i vetëm ishte që ndodhej në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar. Indriti ishte një djalë punëtor dhe i përkushtuar ndaj familjes, i cili ka punuar ndershmërisht në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte vetëm 26 vjeç dhe, si djalë i vetëm, ishte shtylla kryesore ekonomike për familjen e tij në Shqipëri, të cilën nuk e kishte parë për më shumë se 7 vite. Ai po planifikonte të udhëtonte në Shqipëri muajin tjetër për të surprizuar familjen për ditëlindjen e tij dhe për t’u fejuar. Fatkeqësisht, këto ëndrra nuk do të bëhen kurrë realitet. Na nevojiten donacione për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, ku ai mund të prehet në paqe, sipas dëshirës së familjes së tij, dhe të marrë lamtumirën që meriton. E vlerësojmë çdo mbështetje dhe donacion që mund të bëni. Faleminderit.”

Familja apelon për solidaritet dhe ndihmë nga shqiptarët në të gjithë botën për të mundësuar kthimin e trupit të Indritit në Shqipëri.

Kushdo që ka mundësi dhe dëshiron të ndihmojë mund të kontribuojë në GoFundMe-n e hapur nga familja e tij.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit