U ngacmua s*ksualisht në autobus, 17-vjeçarja: Më preku, u trondita

U ngacmua s*ksualisht në autobus, 17-vjeçarja: Më…

Një ngjarje e rëndë dhe e turpshme mësohet se ka ndodhur në Greqi. Sipas mainlyneës.gr, një 17-vjeçareje e cila po kthehej nga shkolla, është ngacmuar seksualisht nga një 50-vjeçar brenda një autobusi. E mitura ka rrëfyer skenën, ndërsa me një zë të dridhur dhe të frikësuar tregon atë çfarë përjetoi nga ngacmimi seksual i 50-vjeçarit.

Vajza:

Po bërtisja, qaja, pata sulme paniku. Pash një dorë që po më prekte, u trondita. E shtyva me dorë dhe fillova t’i bërtas, me dëgjoi i gjithë autobusi. Në fillim pasagjerët nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte.

Sipas dëshmisë së vajzës, 50-vjeçari që dyshohet se sulmoi seksualisht ka tentuar të largohet pas ngacmimit, por ka qenë shoferi i autobusit ai që e ka penguar dhe i ka mbyllur dyert e mjetit dhe më pas ka thirrur policinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit