U nis në Itali tek i dashuri, familja e tij nuk e pëlqente, zhduket 22-vjeçarja

U nis në Itali tek i dashuri,…

Një 22-vjeçare ka humbur çdo kontakt me familjarët e saj nga data 20 Prill. Atë ditë ajo kishte zbritur në Rinas nga Italia, por nuk dihet se ku ka shkuar.

Mësohet se e reja ishte nisur drejt Italisë ku do të niste bashkëjetesën me të dashurin e saj, mirëpo familja e tij nuk ka qenë dakord me këtë lidhje. Dhe vajza ka njoftuar familjen se do të kthehet në Shqipëri.

Menjeherë sapo ka zbritur në Rinas e reja ka fikur telefonin, ndërsa familja pret në ankth detaje në lidhje me atë që ka ndodhur dhe fatin e 22 -vjeçares.

Sipas dëshmisë së babait, në 31 mars 2023 vajza përmes Rinasit niset drejt shtetit italian. “Familja e djalit nga Durrësi duket ka shprehur mos pëlqim për vajzën. Për këtë arsye i kam prerë një biletë kthimi vajzës për në Shqipëri dhe prej asaj dite nuk kemi asnjë iformacion për vajzën”, shprehet babai.

Vajza ka qëndruar në Itali për rreth 20 ditë, ndërsa nuk dihet ende nëse kthimin e ka bërë e vetme apo me të dashurin e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit