U nis për kurim drejt Turqisë? Reagon Veliaj: Jam në shtëpi, po pres tamponin...

U nis për kurim drejt Turqisë? Reagon…

Lajmi i sotëm mori dhenë, ku thuhej se Erion Veliaj ishte nisur për kurim të specializuar drejt Turqisë, pasi gjendja prej koronavirusit ishte përkeqësuar.

Veliaj ndërkohë, ka konfirmuar se gjendet në banesën e tij në Tiranë, dhe vijon punën online.

Ai shprehet se është drejt shërimit. Testi i parë pas kurimit kishte dalë negativ, dhe tashmë po pret testin e dytë brenda 48 orëve.

“Jam në Tiranë duke pritur testin e dytë, që të konfirmoj nëse jam shëruar apo jo. Testi i parë ka dalë negativ, dhe brenda 48 orësh pres përgjigjen e testit të dytë. Nuk jam larguar në asnjë moment jashtë vendit”, ka sqaruar Veliaj.

LEXO EDHE:

Skulptorin Bajo e lanë të shuhej në spital, Lali Zdromsi merr charterin ‘me vrap’ drejt Turqisë për t’u kuruar nga COVID-19

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit