U nisën 2 por do të bëhen 6/ Qeveria mbyt me kulla stadiumin e ri të Durrësit

U nisën 2 por do të bëhen…

Një muaj më parë, një plan projekt i stadiumit të ri të Durrësit tregonte se rreth tij do të ndërtoheshon edhe 2 kulla tepër të larta. U njoftua më herët se stadiumi do të ketë një kullë 125 metra dhe një tjetër 155 metra. Mirëpo nga planimetria e radhës, publikuar gjatë kësaj të enjte, kullat në stadium do të jenë më shumë.

Projekti i parë që u publikua.

Bëhet fjalë për ndërtimin e 6 kullave rreth stadiumit që do ti shtohen vetëm 4500 vende, nga 8500 që ka aktualisht në 12 mijë vende. E për këtë ndryshim, priutet që trualli përreth stadiumit të mbulohet me kulla shumëkatëshe. Siç shihet edhe në video e mëpostëme, nuk kemi të bëjmë thjesht me një kullë, por me një kompleks ndërtimesh të cilët thuajse e zbehin formën e stadiumit.

Pas këtij projekti qendron bashkimi i dy kompanive, “I ri Sh.p.k” dhe firma belge “51N4E”. Në këto dy kompani rezulton të punojë si pjesë e stafit edhe Rea Xhillari, vajza e Linda Ramës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit