U nisën për në punë, por humbën jetën rrugës: Dalin pamjet e aksidentit tragjik të shqiptarëve

U nisën për në punë, por humbën…

Mediat greke kanë publikuar pamjet tronditëse të aksidentit fatal që ndodhi në zonën e Serres, ku humbën jetën nënë e bir me origjinë nga Shqipëria.

Nga videoja e bërë publike shihet se automjeti ku udhëtonin viktimat lëvizte me shpejtësi të madhe, përpara se të përplasej ballë për ballë me një kamion. Aksidenti, i cili zgjati vetëm pak sekonda, u regjistrua nga kamera e vendosur në kabinën e kamionit.

Viktimat e aksidentit janë drejtuesi i automjetit, 21 vjeç, dhe nëna e tij, 43 vjeçe, të cilët po udhëtonin drejt vendit të punës. Ata jetonin prej vitesh në Paleokomi dhe ishin të punësuar në një kompani të madhe që merret me blerjen dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, me seli në plazhin e Ofrynit.

Ndërkohë, drejtuesi 56-vjeçar i kamionit mbeti i plagosur dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Përgjithshëm të Dramës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit