
Që në orët e para të mëngjesit, në lagjen ‘5 maj’ në kryeqytet kanë nisur tensionet, teksa policia ka nxjerrë me forcë qytetarët nga banesat e tyre. Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim, ndërsa për mediat, një nga banoret e lagjes, e cila është nxjerrë me forcë nga shtëpia ka mallkuar Veliaj dhe Ramën ndërsa kërkon drejtësi.
Banorja u shpreh:
Kjo qeveri kriminale me në krye Ramën e Erion Veliaj.
Zemra më plastë e jetën mos e gëzofshin, ky është shtet hajdut e trathtar. Ky shtet të vret natën!
Djemte e mi kanë punu gjithë jetën, po më ndalet fryma.
E mjera Shqipëri kë ka në krye, rroft Turqia e Serbia. Turp, turp, turp!
Në botë nuk ka ndodh te ne, ça bëhet kështu? Të më kapin zvarrë mua. I kam regjistruar dhe pse jam e moshuar. Dua rrobat që do vesh edhe kur të vdes, i kam lënë brenda..