U ofroi shqiptarëve pasaporta false, reagon Ion Daci: Desha t'ju ndihmoj, unë kam derdhur gjak

U ofroi shqiptarëve pasaporta false, reagon Ion…

Ion Daci është 25-vjeçarja shqiptare e cila trazoi rrjetin ditën e sotme.

Nëpërmjet një postimi në tik tok ku dyshohet se e reja shqiptare merret me falsifikim dokumentash, ka shkaktuar eshe reagime në mediat britanike.

25-vjeçarja ka reaguar e revoltuar kundrejt këtyre lajmeve që kanë qarkulluar madje shtoi se e ka denoncuar rastin në policinë angeleze dhe se avokati i saj po merret me rastin.

Daci u shpjegon ndjekësve se nuk merret me falsifikim dokumentash, shtëpi bari apo gjëra të jashtëligjshme, ajo shprehet se punon si mësuese fiskulture, dhe se cdo gjë e fituar duke derdhur djersë e gjak.

“Kam qenë live dhe dikush më tha a mund të më reklamosh profilin. Në rregull i thashë. Profili kishte të bënte me karta banke, patenta, pasaporta. Nuk e di nëse në Shqipëri e dini se me pasaportë false nuk vjen dot në Angli. Shkruhet se jam me bandat e trafikimit që su lodha duke e lexu por ma sollën 48 mijë veta sot. Për falsifikimet, i keni të gjitha me avokatë. Sot kam shkuar te policia e Anglisë, kam raportuar që thonë se merrem me falsifikim pasaportash dhe sjell njerëz nga Shqipëria dhe doja t’ju thoja mos përmendni kur nuk dini asgjë.

Ju që nuk e keni idenë si funksionon në Angli, këtu nëse ti nuk ke letra dhe vjen vëllai yt apo dikush tjetër, nuk kanë shtëpi ku të rrijnë. Duhet të kesh pasaportë ose kartë banke sepse duhet të zësh shtëpi për të jetuar. E publikova për të ndihmuar shqiptarët që nuk kanë as nënë, as baba këtu, as njerëz për t’i ndihmuar dhe janë mes 4 rrugëve se më bëtë kriminele. Si dal unë me fytyrë nqs merrem me trafikim. Unë nuk jam spiune dhe nuk kam cfarë spiunoj. Kur s’kam lidhje me dicka, nuk kam frikë se nuk kanë për cfarë të më gjykojnë. Këtyre të gazetave do i nxjerr bojën. Unë jam me pasaportë normale, me patent britanike, nuk kam marrë asnjëherë lekë nga shtëpia bari, kam punuar me djersën time dhe kam derdhur gjak. Kur bëj nder pa pagesë dhe ju e bëni sikur të jem kriminele, nuk është problemi im. Do i nxjerr bojën të gjithëve. Ku është jeta ime luksozve me Fiat 500 që jetoj në një studio?”, shprehet ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit