
E ardhmja e Randy Orton në WWE është në rrezik pasi super yllit iu këshillua nga mjekët që të mos merret më me mundje. Kjo për shkak se Orton është ende duke u rikuperuar nga operacioni në shpinë që bëri në maj të vitit 2022.
43-vjeçari nuk është ngjitur në ring prej më shumë se një viti dhe rikthimi i tij tani shihet me dyshime. Orton ishte për herë të fundit në ring në maj 2022, kur ai dhe Matt Riddle humbën kundër Usos në një përplasje për bashkimin e titullit.
Dhe e ardhmja e tij në sport u vu në dyshim pasi babai i tij Bob Jnr, i cili zbuloi se mjekët i kishin thënë të mos kthehej në botën e WWE.