U paralajmërua rritja e çmimit të bukës, Ibrahimaj: Nuk dimë gjë, nuk ka institucion që monitoron çmimet

U paralajmërua rritja e çmimit të bukës,…

Furrat e bukës në vend kanë paralajmëruar se do të rrisin çmimin e produkteve nga data 1 prill. E pyetur në lidhje me këtë situatë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se ata nuk kanë dijeni për këtë gjë.

Madje ajo largoi përgjegjësinë duke thënë se në vend nuk ka një institucion që monitoron çmimet. Por, po bëhen disa kontrolle në terren dhe më pas do priten statistikat.

Nuk ka një institucion që ka përgjegjës për monitorimin e çmimeve të tregut. Kemi krijuar tast forca që kanë pasur detyrë për mbikëqyrje. Gjatë 2022, kemi menduar të krijojmë një institucion që do jetë përgjegjës për monitorimin e konkurrencës që lidhet me çmimet në sektorë të ndryshëm, në 2023 do punojmë për krijimin e këtij institucioni, sepse është shumë e nevojshme.

Sesa realisht janë rritur çmimet, këtë do ta shohim kur të dalin shifrat e inflacionit. Në dijeni tonë nuk ka pasur një rritje të përgjithshme të rritjes së çmimit të bukës, megjithatë ne politikat i hartojë dhe masat i marrin në bazë të statistikave zyrtare”, tha ajo.

Ndërsa, më tutje u shpreh se u shpreh se në vendin tonë nuk ka ndonjë rritje të madhe të çmimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit