Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), e shoqëruar nga avokatja e saj.
Karçanaj qëndroi për më shumë se 3 orë e 20 minuta përballë prokurorëve të posaçëm, ku u pyet lidhur me tenderat e zhvilluar gjatë periudhës kur drejtonte AKSHI-n.
Ndaj ish-drejtoreshës, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”, ndërsa ajo po hetohet për dyshime për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Hetimet lidhen me procedurat e prokurimit të zhvilluara gjatë drejtimit të institucionit, ndërsa paraqitja e saj në SPAK vjen në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e çështjes.
<div style=”max-width: 56vh;”><div style=”left: 0; width: 100%; height: 0; position: relative; padding-bottom: 177.7778%;”><iframe src=”https://www.youtube.com/embed/3_9SigQW-SA?rel=0″ style=”top: 0; left: 0; width: 100%; height: 100%; position: absolute; border: 0;” allowfullscreen scrolling=”no” allow=”accelerometer *; clipboard-write *; encrypted-media *; gyroscope *; picture-in-picture *; web-share *;” referrerpolicy=”strict-origin”></iframe></div></div>