"U pastrua sa për sy e faqe nga bashkia, vijon sërish ndotja në lagjen nr.5 në Durrës"

“U pastrua sa për sy e faqe…

Në muajin prill JOQ denoncoi gjendjen skandaloze të një pallati të dëmtuar nga tërmeti në lagjen nr.5 në Durrës. Gjendja e ndotjes në rrugën H.Myshketa vijon të jetë sërish alarmante. Pavarësisht ndërhyrjeve të përkohshme nga bashkia pas denoncimit, banorët raportojnë se situatat është kthyer si më parë.

Banorët shprehen se pas denoncimit bashkia dërgoi 3 punonjës në vendin ku ishte mbushur me plehra, sa për sy e faqe, pasi zona sërish është zhytur në plehra. Banorët shkruajnë se puna e bashkisë ishte sipërfaqësore dhe situata është rikthyer si më parë e mbuluar nga mbeturinat dhe era e rëndë.

Plehrat qëndrojnë në rrugë mes temperaturave të larta duke përhapur ndotje, rrezik për shëndetin e banorëve dhe duke tërhequr insekte e brejtës. Banorët kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe jo ndërhyrje fasadë që nuk ndryshojnë realitetin e përditshëm të papërballueshëm.

 

“Ju lutem ndihme! Pallati rruga H Myshketa Durres. Sako pas pa dencimin tuaj solli 3 punetore sa per sy e faqe qe nisen ta pastrojne. Serish eshte me plehra. Eshte nje tmerr i vertet era, semundje, insekte e plehra”, shkruan banorja.

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit