U përdhunua 12 vjeçe| Vuajtjet e një drame, policia e bullizoi ndërsa shkolla e përjashtoi

U përdhunua 12 vjeçe| Vuajtjet e një…

Erika Kordhi ishte vetëm 12 vjeçe kur në vitin 2014 u përdhunua nga një i ri. Asokohe ngjarja ndodhi në fshatin Donofros të Beratit, teksa akti seksual ishte vetëm një pjesë e dramës së saj. Në një moshë të mitur, ajo përjetoi edhe një  ‘përdhunim social’, pasi të gjithë personat që e rrethonin, duke nisur nga familja i kthyen shpinën.

Madje dhe Policia, e cila duhet të jepte ndihmën më të madhe ndaj saj, nisi ta bullizonte duke kërkuar fajësinë te viktima e përdhunimit. Në shkollë pretendohej të kishte një psikolog ta mbështeste por as kjo nuk ndodhi, madje Erika tregin se e kërcënoi të tregonte të vërtetën, ndryshe do të futej ajo në burg dhe jo autori.

Askush nga organet shtetërore nuk i dha ndihmën e duhur një vajze vetëm 12 vjeç që dikush i kishte marrë fëmijërinë me ëndrrat, të cilat nuk e dinte nëse do të ktheheshin më.

“Shteti nuk më dha avokat, ai bëri vetëm një vit e 5 muaj burg. E ka sjellë një person tjetër atë për të bërë keq. Nga ai kam hasur edhe ngacmim  duke më thënë qenke rritur nga të gjitha. Unë jam shumë e sigurt që ai e ka sjellë. Autori ka qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe njihet si problematik.  Nuk e kam denoncuar, por  kam vënë në dijeni. Ka ardhur Inspektori i Policisë, ishte dikush që luante rolin e psikologes në komisariat që qëndroi me mua, pati një ekzaminim mjekoligjor.

Pyetja më e rëndomtë  që më bëri policia ishte ‘çfarë kishe veshur, çfarë reçipetash kishe’, kur unë në atë kohë vishja trupore. Psikologia më tha të tregoj të vërtetën se përndryshe do ta bësh ti burgun. Unë i thash që janë të gjitha të vërteta. Nga ana e gjinekologes ishte shumë e ashpër, ishte shumë agresive kur hipa në kaluç, nuk dija si të hipja në kaluç, ma bënte ‘ hë hip’. Inspektori i Policisë më është drejtuar dhunshëm. Po jetoj akoma në fshat me familjen, jam 20 vjeç tani. Më kanë pështyrë në shkollë se konsiderohesha e përdalë.”, tha Erika.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit