U përdhunua nga xhaxhai | 27 vjeçarja: Fillimisht shkuam me dëshirë

U përdhunua nga xhaxhai | 27 vjeçarja:…

Ngjarja e rëndë në Durrës, ku xhaxhai për dy vite ka përdhunuar mbesën e tij, ka nisur të hetohen, ndërsa është zbardhur dëshmia e 27-vjeccares së përdhunuar nga Festim Haderi, pra xhaxhai i saj. Ajo ka deklaruar se në fillim raporti mes tyre ka nisur me pëlqimin e të dyve por më pas ka tentuar ta shkëpusë lidhjen, ndërsa në këtë moment kanë nisur kërcënimet nga Haderi.

27 vjeçarja:

Disa kohë më parë kemi pasur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por, ai u bë keq dhe më kërcënonte se do ti tregonte familjes time për lidhjen tonë. Më bënte presion psikologjik. U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për vetën. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më por ai nuk ndalej. Derisa vendosa ta denoncoj. Dua që ta arrestoni pasi jam shumë e frikësuar.

Ndërkohë, 50-vjeçari, Festim Haderi, ka deklaruar se në asnjë moment nuk e ka shantazhuar mbesën e tij, ndërsa shprehet se çdo gjë ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. 

Xhaxhai:

Gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. Nuk është e vërtetë që e kam shantazhuar. Se kam shantazhuar kurrë. Dhe as nuk i kam bërë presion psikologjik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit