U përdor në vrasjen e Shkëlzen Kastratit, Range Rover-i i atentatorëve rezulton i vjedhur

U përdor në vrasjen e Shkëlzen Kastratit,…

Automjeti tip Range Rover i cili u përdor në atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit, paraditen e 1 shkurti në Fier, rezulton të jetë vjedhur pak muaj më parë në Greqi.

Pavarësisht se autorët pas vrasjes u kujdesën që makina të digjej, ekspertët që po merren me hetimin kanë zbuluar se mjeti luksoz ka qenë i vjedhur. Mister për ta ëhstë mënyra sesi një makinë e vejdhur në Greqi, ka hyrë në vendin tonë.

Kujtojmë se, Shkëlzen Kastrati, 41 vjeç, mbeti i vdekur paraditen e 1 shkurtit në Fier pas një atentati të mirorganizuar, në rrethrrotullimin e Sheqit. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip Mercedes Benz ML, kur u qëllua me dy plumba që i morën jetën.

Që prej ditës së vrasjes së 41 vjeçarit bëhet me dije se policia ka shoqëruar disa persona, kalimtarë të rastit apo dhe persona të tjerë që kanë lidhje me ngjarjen. Gjatë orëve të fundit policia ka zhvilluar disa operacione të befasishme në Tiranë, për kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Gjithashtu, operacione dhe kontrolle shtëpishë janë bërë dhe në qytetet e Durrësit dhe Vlorës, si dhe në Fier.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit