U përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me vlerë 2 mln € në Durrës

U përfituan nga krimi, sekuestrohen pasuri me…

Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milionë euro në Durrës, të dyshuara si të përfitura nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogës dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vitin 2017 materialet në ngarkim të shtetasit P. T., për veprën penale ‘Pastrimi i produketeve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’“, njoftoi policia lokale.

“Në vijim të veprimeve, pas hetimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finanaciar në DVP Durrës u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vendosjen e masës së sigurimit pasuror, ‘Sekuestro të pasurive’, të shtetasit P. T., 51 vjeç, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale ‘Trafikimi i drogave’ dhe ‘Shfrytëzim Prostitucioni’, shtuan të njëjtat burime.

Sipas policisë, pasuritë e sekuestruara janë dy pallate dhe një bar hotel në lagjen Nr. 13 Durrës dhe shuma e sekuestrimit kap vlerën e 2 000 000 euro sipas çmimit të tregut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit