U përfol se shpenzoi shifra të mëdha parash në Mykonos, Haaland mohon lajmin: Keni harruar që...

U përfol se shpenzoi shifra të mëdha…

Sulmues i Borussia Dortmund, Erling Braut Haalan, ka qenë së fundmi me pushime në Spanjë dhe Greqi. Sipas “Nettavisen”, Haaland i çoi miqtë dhe familjen në ishullin Mykonos, Greqi, ku u shfaq së bashku me lojtarin e Manchester City, Riyad Mahrez.

Image

Sipas medias greke “Sportime”, Haaland shpenzoi rreth 500.000 mijë euro në një restorant luksoz në Mykonos, por gjithashtu mori me qira një makinë luksoze në ishull. Haaland thuhet gjithashtu se i ka dhuruar 30 mijë euro stafit të restorantit.

Mirëpo, Haaland së fundmi ka mohuar lajmin se ai ka shpenzuar kaq shumë para. Ai e di që çdo gjë që bën ose nuk bën përbën lajm dhe nuk është hera e parë që thuhen gjëra që nuk kanë ndodhur. “Unë mendoj se keni harruar kurset kryesore, lajm i rremë”, shkruan Haland.

Sezonin e kaluar Haaland shënoi 41 gola dhe dhuroi 12 asiste në 41 ndeshje me Dortmund.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit