U përfolën për ndarje, Alfio: Me Fatmën jemi prej një viti të ndarë

U përfolën për ndarje, Alfio: Me Fatmën…

Prej disa kohësh po përflitet për një ndarje mes Alfio Rotani dhe Fatma Methasani. Dyshja prej kohësh nuk kanë postuar foto së bashku. Këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi vetë Alfio.

Në një postim në rrjetet sociale ai shprehet se e ndjen detyrim që të sqarojë këtë gjë për ndjekësit dhe miqtë e tij. Më tej, ai pohon se marrëdhenia e tyre ka marr fund.

“Unë dhe Fatma nuk jemi më bashkë nga pothuajse një vit. Motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë”- shkruan ai duke mos dhënë detaje rreth arsyes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit