U përfshi në fushatë zgjedhore, Pjerin Ndreu do t'i heqi të ëmën nga puna

U përfshi në fushatë zgjedhore, Pjerin Ndreu…

Arilda Lleshi është një vajzë e re e cila po mban mbi supe presionin e pushtetarëve përshkak se guxoi të kundërshtonte sistemin e instaluar në Shqipëri. Si shumë të rinj, edhe ajo u përfshi në këtë fushatë zgjedhore që lamë pas për të mbrojtur disa kauza të rendësishme sipas saj, ku të rinjtë ishin kryefjala. Mirëpo denoncimi, nxjerrja e të palarave dhe fjala e lirë dhe e ndershme, u ka djegur socialistëve në pushtet.

E veçanërisht Pjerin Ndreut, kryebashkiakut që përfaqëson qytetarët e Lezhës, mes të cilëve edhe Arilda Lleshi. Ajo denoncoi dhëniet e lejeve të ndërtimit në Lezhë dhe betonizimin e qytetit si dhe kritikoi punët e bashkisë. Për këtë guximi Arilda Lleshi mori kërcënim nga pushtetarët duke i kërkuar mamasë dhe xhaxhait të saj të japin dorëheqjen nga punët zyrtare.

Për shkak të përfshirjes time në fushatën për zgjedhjet vendore, mamit tim, që punon prej 23 vitesh te Biblioteka Publike e Lezhës, dhe xhaxhait tim, që punon prej 23 vitesh si punonjës policie, ju është kërkuar të japin dorëheqje. Mami dhe xhaxhai janë thirrur me urgjencë dhe ju është thënë se duhet të japin dorëheqjen ‘sepse familja juaj nuk ka punuar që kryetari jonë të rizgjidhet’. Tashmë jemi një familje me njollë në biografi, sepse nuk kemi punuar për nënën parti. As mami, as xhaxhai nuk do japin dorëheqjen. Mund të vazhdoni me hapin e rradhës dhe t’i vidhni edhe disa taksa qytetarëve duke humbur gjyqin. ” – shkruan në rrjete sociale Arilda Lleshi.

E reja beson se i gjithë ky presion vjen nga kryebashkiaku Pjerin Ndreu, i cili ka kthyer institucionin publik të lezhianëve në një ndërrmarrje private.

Z. Ndreu, bashkia nuk është ndërmarrja jote private, por institucion publik në shërbim të qytetarëve. Administrata nuk të detyrohet besnikëri politike. Ti je një i zgjedhur i përkohshëm. Mbështetësit e Z. Ndreu, gjatë fushatës, pretendonin se ai përfaqësonte një ‘model qeverisjeje’. Për çfarë modeli e kishit fjalën? Për atë diktatorial? Gjatë fushatës, Z. Ndreu postonte se rinia është një ‘prioritet absolut’. Si mbështetet rinia Z. Ndreu, duke i mbyllur gojën, duke i mohuar liritë themelore të shprehjes e bindjeve?” – thotë Arilda Lleshi.

Shkarkimet e padrejta nga puna në 9 vitet e fundit i kanë kushtuar Buxhetit të Shtetit 15,2 miliardë lekë, apo rreth 135 milionë euro dëme. Vitin e shkuar për këtë qëllim trokitën në dyert e gjykatave administrative 48 qytetarë, të cilët humbën vendin e punës përshkak se i dolën kundër pushtetit por që u dëmshpërblyen më pas nga taksat e shqiptarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit