U përfshi në një aksident, ku mbetën të plagosur 4 persona, arrestohet 23 vjeçari në Fushë-Krujë

U përfshi në një aksident, ku mbetën…

Ditën e sotme është arrestuar shtetasi me inicialet A.V, 23 vjeç i cili u përfshi në një aksident në Fushë Krujë ditën e djeshme, ku mbetën të plagosur 4 persona, mes tyre dy fëmijë, njëri prej të cilëve foshnje 7 muajshe.

23 vjeçari ishte drejtuesi i automjetit tip ‘opel’ dhe ka përplasur mjetin tip ‘benz’ dhe mjetin tip ‘jeep’. Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”, banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Plotë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.V., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor Fushë Krujë- Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përfshirë në aksident rrugor me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin A. D. dhe mjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin I. T. Për pasojë janë lënduar shtetasit M. D., 32 vjeçe dhe një fëmijë 7-muajsh, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, dhe V. H., 47 vjeç dhe një fëmijë 1 vjeç, pasagjerë në mjetin tip “Opel”, banues në Fushë Krujë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit