U përlot pas vallëzimit romantik me Tean, Elvisi i habit të gjithë: Ishte rezultat i fishekzjarrëve

U përlot pas vallëzimit romantik me Tean,…

Djali kishte organizuar gjithçka! Një mbrëmje romantike në një ambient të mrekullueshëm, të shoqëruar nga shumë fishekzjarrë dhe shampanjë. Finalja u arrit me një vallëzim romantik të realizuar nga dyshja. “Shija” e mirë e atij takimi vijoi edhe në studio, ku me insistimin e Fatjonit, Elvisi dhe Tea rinisën sërish të vallëzonin. Elvisi u paraqit tepër i emocionuar, madje ndër sy, iu diktuan disa lot.

Por, puntatën e stome, ku u transmetua takimi i tretë mes tij dhe Teas, e cila nuk shkoi ashtu siç të gjithë prisnim, Elvisi dëshmoi të kundërtën. Ai tha se ndihet i emocionuar, por lotët nuk ishin si rezultat i këtij komponenti, por për shkak të fishekzjarrëve dhe tymit të krijuar në studio. Kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime në studio.

“Nuk kanë qenë emocional lotët, por nga fishekzjarrët, por nuk e mohoj që nuk kam qenë i emocionuar”, tha Elvisi.

Burimi: Top Channel

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit