U përplas me bordurat anësore të autostradës Tiranë-Durrës, humb jetën 28-vjeçari

U përplas me bordurat anësore të autostradës…

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë mesnatës në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve zyrtare, 28-vjeçari me inicialet A. Gj. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

I riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit