
Gjatë mbrëmjes së djeshme u regjistrua një aksident i rëndë në superstradën Lezhë -Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj. Një motor që drejtohej nga një 47-vjeçar u përplas nga një makinë dhe për pasojë drejtuesi i motorit u nis me urgjencë në spital. Bëhet e ditur se 47-vjeçari i identifikuar si Pëllumb Marashi, nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve, ndërsa ka ndërruar jetë në spital. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës që shkaktoi aksidentin.
