U përplas me pemën| Makina shpërthen në flakë, vdes vëllai i deputetes greke

U përplas me pemën| Makina shpërthen në…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi. Një makinë tip ‘Ferrari’ është aksidentuar pasi është përplasur me një pemë dhe më pas ka shpërthyer në flakëm ndërsa ka humbur jetën vëllai i deputetes. George Monogyou mbeti i pajetë, teksa gruaja e tij arriti të dilte nga dritarja dhe tashmë po trajtohet në spital. Sipas mediave greke, viktima është vëllai i deputetes së Demokracisë së Re, Katerina Monogyiou. Pamjet nga vendi i ngjarjes të filmuara nga kamera amatore janë tronditëse, ku njerëzit dëgjohen të bërtasin dhe përpiqen të thërrasin policinë dhe zjarrfikësin për ndihmë. Viktima ishte baba i dy fëmijëve dhe i martuar me Athena Kontopanou, e cila ishte ulur në sediljen e pasagjerit dhe mbeti e plagosur rëndë dhe për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit