U përplas me pemën, ndërron jetë 22-vjeçari shqiptar në Itali

U përplas me pemën, ndërron jetë 22-vjeçari…

Një shqiptar ka mbetur i vdekur në Itali mëngjesin e sotëm.

Franko Çaushaj, 22-vjeç u përplas rreth orës 2 të mëngjesit në rrugën Emilia të Zorlesco, me një pemë.

Ai mbeti i bllokuar në makinë. Edhe pse ndihma ishte e menjëhershme, ai ndërroi jetë në spital.

I riu po drejtonte një makinë tip Mazda 3, kur doli nga rruga dh përplasi një pemë pishe.

Goditjet në kokë rezultuan fatale, dhe pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk arriti të mbijetojë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit